Krujë/ Rama publikon fotot e shkollës së rindërtuar: Më e madhe, më e bukur dhe më e fortë! Vijon puna përditë

Shqipëria

Krujë/ Rama publikon fotot e shkollës së rindërtuar: Më e madhe, më e bukur dhe më e fortë! Vijon puna përditë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga shkolla dhe kopshti i ri në Derven, të Krujës.

Në një postim në facebook, Rama shkruan se tashmë kjo godinë është më e madhe, më e bukur dhe më e fortë, ndërsa thekson se puna po vijon çdo ditë, në disa kantiere, ku punohet me orë të zgjatura.

Postimi i plotë:

Kjo është shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e fortë.

Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti

#SkaKohëPërPushim

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat