Në pritje të vaksinimit masiv, Preza: Nuk ka diferencime, e gjithë vaksina është për popullatën

Shqipëria

Në pritje të vaksinimit masiv, Preza: Nuk ka diferencime, e gjithë vaksina është për popullatën

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Iria Preza

Iria Preza, specialiste e programit kombëtar të vaksinimit tha për Euronews Albania se dozat e vaksinës Pfizer që pritet të mbërrijnë në vendin tonë në fillim të kësaj jave, do të jenë më shumë se herët e tjera, pa specifikuar shifrën e saktë të tyre.

Znj. Preza shpjegoi se vaksinimi po vijon me ritme të kënaqshme teksa është duke u shtrirë gradualisht në të gjithë vendin.

Ajo hodhi poshtë faktin se po bëhen seleksionime të qëllimta në përzgjedhjen e individëve që vaksinohen, pasi siç tha janë duke u ndjekur prioritete si në të gjithë botën që lidhen me ekspozimin ndaj COVID dhe moshën.

“Procesi i vaksinimit filloi dhe do të zgjasë. Qëllimi është të vaksinohet e gjithë popullata. Bëjmë një prioritizim, pasi duke qenë një fushatë shumë e gjerë, është proces në vazhdim.

E gjithë vaksina është për popullatën, por vaksinimi është i lidhur me sasinë e vaksinave që kemi në dispozicion”, tha znj. Preza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat