OBSH në Shqipëri sqaron për rastet kur testi del negativ edhe pse jeni të infektuar

Shqipëria

OBSH në Shqipëri sqaron për rastet kur testi del negativ edhe pse jeni të infektuar

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:03
Foto ilustruese

Një përgjigje negative e testit të Covid nuk do të thotë se nuk jemi të infektuar, pasi asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë disa sqarime për qytetarët, duke i ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të mos vetëkënaqen nga një rezultat negativ i testit që kanë bërë kur kanë dyshime për koronavirusin.

“Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, thekson OBSH.

“Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!

❗Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve
❗Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit
❗Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH.

Gjithashtu, theksohet se përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet.

OBSH sqaron:

? RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI.
? Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus NË TË SHKUARËN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat