Çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk reflekton për ligjet e kthyera? Meta: S’do guxonin nëse do funksiononte reforma në drejtësi

Shqipëria

Çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk reflekton për ligjet e kthyera? Meta: S’do guxonin nëse do funksiononte reforma në drejtësi

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta në konferencë për mediat pasi bëri publike argumentet e kthimit të ligjit për koncesionin e Aeroportit të Rinasit iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve, që donin të dinin aksionin e tij të radhës, në rast se Kuvendi nuk reflekton.

Meta tha se një gjë e tillë s’kishte për të ndodhur kurrë në rast se vendi do kishte një reformë në drejtësi të suksesshme.

“Lidhur më sjelljen e Kuvendit që në shumë raste nuk reflekton ndaj kthimeve dhe argumenteve të Presidentit unë bëj detyrën time. Jemi edhe në prag bërje listash dhe ju premtohet të gjithëve të ngrenë kartonin e të ulin kokën për çështje që ju rëndojnë në xhepa shqiptarëve. Paralajmërimet janë bërë nga ana e Presidencës, janë të argumentura. Nëse do kishim reformë në drejtësi të suksesshme kurrë nuk do kishin guxuar ministrat, qeveria e Kuvendi të bënin ato që bëjnë ashtu edhe afera të tjera. Pas 25 prillit çdo dëm i bërë ndaj qytetarëve do ndiqet plotësisht”,- tha ai

Sa për situatën e pandemisë, Presidenti u shpreh se ishte kryeministri ai që vendosi të mos bashkëpunojë më me institucionin që ai drejton.

“Unë e mblodha disa herë Këshillin e Sigurisë për pandeminë, bëra përpjekje të bashkëpunoj. Ju e dini kush ia vuri tritolin bashkëpunimit. Në spitale mungojnë pajisjet, niveli i mortalitetit në vend është i lartë”,- shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat