Qarku i Elbasanit vetëm me një mjek pneumolog në këto kohë pandemie

Shqipëria

Qarku i Elbasanit vetëm me një mjek pneumolog në këto kohë pandemie

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Elbasan

Spitali i Elbasanit po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve që kanë nevojë për vizitë tek mjeku specialist pneumolog.

Radhët e gjata pranë spitalit “Xhaferr Kongoli” krijohen për shkak se aty ka vetëm një mjeke pneumologe për 7 bashki të qarkut.

Vetë pacientët shprehen se kanë ditë që presin për tu vizituar, madje disa prej tyre e pranojnë se janë të infektuar me koronaviorus.

“Kam dy orë që presim. Kemi bërë grafinë për të parë doktoresha sepsejemi me covid. Jam ngritur nga shtrati” thotë një grua teksa pret në oborrin e spitalit.

Të tjerë qytetarë thonë se u bën disa javë që presin për të marrë një raport nga mjekja pneumologe por ende nuk kanë munduar që të sigurojnë radhën .
“Erdhëm por nuk mbaruam punë sepse doktoresha ishte edhe në spital edhe këtu” thotë një grua.

Shtimi i fluksit lidhet edhe me faktin se prej më shumë se 3-muajsh spitali u elbasanit qëndroi pa mjek pneumolog duke bërë që numri i rasteve të kapërcente limitet e vizitave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat