Shqipëria vlerësohet pozitivisht nga Këshilli i Stabilzim-Asociimit, përmendet anëtarësimi në BE

Shqipëria

Shqipëria vlerësohet pozitivisht nga Këshilli i Stabilzim-Asociimit, përmendet anëtarësimi në BE

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:05
Edi Rama

Shqipëria vlerësohet pozitivisht nga Këshilli i Stabilzim-Asociimit, përmendet anëtarësimi në BE

Këshilli i Stabilizim-Asociimit, në krye me nënkryetarin Josep Borrell, ka mbajtur takimin e 11-të midis Shqipërisë, të përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, dhe Bashkimit Evropian, me përfaqësues Olivér Várhelyi.

Nga ky diskutim i mbajtur në Bruksel është thënë që Shqipëria ka shënuar një progres në vitin 2020 në rekomandimet që i ka dhënë Bashkimi Evropian dhe ka marrë notë pozitive në Raportin e Komisionit Evropian, duke i hapur rrugë anëtarësimit në BE.

Këshilli i SA-së me theks të veçantë ka përshëndetur reformat në drejtësi në Shqipëri, duke përmendur procesin e vettingut.

Ky Këshill pret që sa më shpejt të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare pas miratimit të Kornizës Negociuese.

Këshilli ka përfshirë sfidat e Shqipërisë, duke përmendur tërmetin shkatërrues të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19.

“Këshilli i SA-së gjithashtu nënvizoi përafrimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke pranuar se kjo dërgon një sinjal të fortë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit për qëllimin e saj të anëtarësimit në BE dhe shërben si një shembull pozitiv për të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat