Sot mbërrijnë 15 mijë vaksina/ Pas dy javësh vijnë vaksinat e Covax, do përdoren për mësuesit

Shqipëria

Sot mbërrijnë 15 mijë vaksina/ Pas dy javësh vijnë vaksinat e Covax, do përdoren për mësuesit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:25
Orgeta Manasirliu

Këtë të hënë në vendin tonë do të mbërrijnë 15.210 doza të vaksinës Pfizer, për të vijuar më tej me procesin e vaksinimit. Kjo është pjesa e tretë e vaksinave që qeveria shqiptare bleu direkt nga kompania Pfizer.

Pas dy dy javësh pritet të mbërrijë edhe një tjetër sasi vaksinash këtë herë nga aleanca Covax dhe që janë AstraZeneca. Ministrja Manasirliu tha se ato do përdoren për të vaksinuar mësuesit.

“Gjithashtu presim nga instrumenti i Covax-it të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit dhe 14,400 vaksina të Astra Zeneca, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke e kombinuar dhe duke pasur prioritet edhe mësuesit, në mënyrë që të vijojmë të kemi një ecuri të mirë në funksion të edukimit të fëmijëve dhe të mbrojtës së mësuesve”.

Ministrja Manastirliu, tha se në të gjithë vendit, do  shpërndahen grupe të tjera vaksinatorësh [pasi sasitë të rriten

“Po përgatitemi që veç pikave të vaksinimit nëpër qytete që tashmë janë të hapura, si në Shkodër, Vlorë, Korçë, Tiranë edhe Berat, të vijojmë të kemi një prezencë kapilare dhe të infermierëve të rinj, që do të shërbejnë si vaksinatorë në komunitet së bashku me infermierët të forcave të armatosura.

“Këto skuadra vaksinatorësh në komunitet së bashku me vaksinatorët tanë në të gjithë qendrat shëndetësore do të mundësojnë një ecuri të vaksinimit në popullatë, në momentin që do të vijojmë të kemi furnizime në vazhdim të vaksinave”.

Lidhur me situatën e Covid 19, në vend, Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, deklaroi se ka një tendencë në rënie të të prekurve, por Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke shqyrtuar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat