Ilir Meta i prerë: Në 26 prill jap dorëheqjen nga posti i Presidentit, nëse Rama…

Shqipëria

Ilir Meta i prerë: Në 26 prill jap dorëheqjen nga posti i Presidentit, nëse Rama…

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:16
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur i prerë se nëse kryeministri Edi Rama, në zgjedhjet e 25 prillit merr 71 mandate pa prekur votën e popullit, do të japë menjëherë dorëheqjen.

I ftuar në emisionin “Frontline”, me gazetaren Marsela Karapanço, në News 24, Kreu i Shtetit theksoi se ai do të kalojë në opozitë si udhëheqës i saj.

Meta: Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit unë në 26 prill jap dorëheqjen nga posti i Presidentit. Do kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës.

Pyetje: Po thoni që do i zini vendin Bashës?

Meta: Unë do të bëhen udhëheqësi i opozitës. Nuk më intereson se kush do të jetë dhe kush është. Unë besoj të demokracia.

Pyetje: Pse do prisni 26 prillin për të dhënë dorëheqjen?

Meta: Atë e vendos unë. Unë jap këto garanci. Vota do të jetë e lirë dhe e barabartë në 25 prill. U prek vota u pre dora e banditit dhe policit të korruptuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat