‘Projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas i vjedhur nga Katari’/ Zbulohet mashtrimi i radhës nga Rama

Shqipëria

‘Projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas i vjedhur nga Katari’/ Zbulohet mashtrimi i radhës nga Rama

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:50
Edi Rama

‘Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube’, shkruan zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.

Sipas Zhupës, Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube. Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D. Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet! Rama ka dështuar! Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat