“Dorëhiqem nëse Rama merr 71 mandate”/ Kryeministri i përgjigjet Presidentit

Shqipëria

“Dorëhiqem nëse Rama merr 71 mandate”/ Kryeministri i përgjigjet Presidentit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:37
Edi Rama

Kryeministri ka komentuar sot deklaratën e bërë dje nga presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se do të jepte dorëheqjen nëse Edi Rama merr në zgjedhjet e 25 prill 71 mandate pa prekur votën e popullit.

Rama tha se shqiptarët e kanë tashmë të qartë planin, që sipas tij synon të lidhë me zinxhirë Lulzim Bashën për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë Reformën në Drejtësi. Tani ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, Me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë, dhe për këtë duhet ta falenderoj.

Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjaftojnë të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin. Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç?! E keni parë në ndonjë vend të botës?!

Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat