Censura/ Rama-Veliaj mbyllin Brryli Brodway, por themeluesit nuk dorëzohen

Shqipëria

Censura/ Rama-Veliaj mbyllin Brryli Brodway, por themeluesit nuk dorëzohen

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:50
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Faqja mjaft e ndjekur dhe e njohur në Facebook Brryli Brodway është mbyllur përfundimisht disa ditë më parë.

Themeluesit dhe drejtuesit e faqes satirike, nuk janë ndaluar nga censura dhe kanë rihapur faqen me të njëjtin emër, por me më pak anëtarë.

Në një shënim të publikuar në faqen Brryli, themeluesit akuzojnë drejt për drejt Edi Ramën dhe Erion Veliajn si urdhëruesit e sulmit ndaj tyre që çoi në mbyllje.

Reagimi i faqes Brryli Brodway:

Prej nje jave ose me shume Brryli Brodway gjendet nen sulm te paprecedent nga nje kompani e dyshimte e cila ka marre detyren per te asgjesuar c?do ze kritik ne rrjete sociale ne emer te gjasme ‘te drejtes se autorit’. Kompania ‘Acromax’.

Do doja te falenderoj ABC Newss e cila na dha te drejten me shkrim per te perdorur pamjet e tyre dhe u duk sikur u qetësuan ujerat disa kohe. Por javen e fundit Acromax nuk do t’ja dije as per marreveshjen me ABC News dhe po na sulmon pa meshire.

Drejtuesi i Acromax eshte shprehur ne komunikime informale se nuk ka c?fare ben, ose duhet qe ata te shikojne permbatjen e postimeve, (pa u postuar akoma) pastaj te japin leje ne duhet apo jo postuar, duke lene te nenkuptuar se aksioni eshte me urdher nga lart, nga Erion Veliaj, ndoshta dhe vet Edi Rama.

Eshte e kote te shpjegojme se sa te pafuqishem jemi perballe nje koorporate si Facebook nese ankohemi prej provinces tone, Rilindja po perdor trukun ‘Acromax’ per te asgjesuar c?do ze kritik ne rrjet. Duke pare edhe standardin e dyfishte qe perdor kompania, me faqet ne rrjetet sociale, ku disa postojnë çfare deshirojne, video, foto, apo edhe pjese filmash nga televizionet qe kjo kompani mbron, dhe nuk ka asnje mase per ta, te ben te kuptosh qarte qe kjo e ashtuquajtur kompani e zeze, eshte e paguar per te na çensuruar.

Erion Veliaj dhe Edi Rama ne ndryshim nga c?do pushtetar para tyre, e kane kaluar censuren ne tjeter nivel, ata per here te pare kane gjet trukun per te bllokuar dhe reagimet ne rrjetet sociale. Imagjinoni c?a ndodh me televizionet dhe portalet ne vend. Por siç gjithmone themi, mund te mbyllni nje faqe, por jo zerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat