Pasaportë shqiptare të vaksinuarve/ Dokumenti do të ofrohet online në platformën e-albania

Shqipëria

Pasaportë shqiptare të vaksinuarve/ Dokumenti do të ofrohet online në platformën e-albania

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:06
Edi Rama

Pas diskutimeve të zhvilluara një ditë më parë në Komisionin Europian për lëshimin e një pasaporte Covid për vaksinimin, tashmë edhe vendi ynë do të ketë një dokument të tillë elektronik.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e radhës me fokus revolucionin digjital tha se kjo pasaportë do të ofrohet online në platformën e-Albania dhe do të jetë një domosdoshmëri në rast se vendet e huaja vendosin ta bëjnë atë një kriter për udhëtime.

Një propozim i tillë është bërë nga Greqia, e cila e ka dërguar atë në nivel europian për të marrë miratimin e përdorimit të pasaportës digjitale pas dy dozave të vaksinimit.

Rama: “Shëndetësia sot vijon që të transformohet në këtë aspekt pasi janë një sërë procesesh që deri më dje bëheshin me radhë sot bëhen online që nga regjistrimi i mjekut të familjes dhe në recetat që ofrohen në mënyrë online. Ne disponojmë falë revolucionit digjital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën digjitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit.”

Teksa është pyetur se kur do të nisë në masë vaksinimi masiv, kreu i qeverisë nuk dha një datë të saktë, ndërsa ka konfirmuar se te prekurit me Covid nuk do të mund të votojnë më 25 prill në rast se nuk janë negativizuar.

Rama: “Bëhet fjalë për të siguruar një sasi dozash për të garantuar një fushatë masive vaksinim, për sa kohë që kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri, do të kemi shumë shpejt mundësi që të marrim frymë krejt lirisht dhe të fillojmë një vaksinim në masë dhe të kemi një sezon më të lirë veror.”

Në ditë më parë mbërritën në vend edhe mbi 15 mijë doza të tjera të vaksinën anti Covid nga kompania Pfizer. Procesi i vaksinimit aktualisht ka nisur në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit ku përveç bluzave të bardha, atë po e marrin edhe të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat