Edi Paloka i përgjigjet kryeministrit Rama: Je në panik sepse ka nisur fundi yt!

Shqipëria

Edi Paloka i përgjigjet kryeministrit Rama: Je në panik sepse ka nisur fundi yt!

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:33
Edi Rama dhe Edi Paloka

Drejtuesi politik i PD-së në Durrës, Edi Paloka, përmes një statusi në rrjetet sociale iu përgjigj deklaratave të kryeministrit për opozitën, duke u shprehur se Edi Rama është në panik sepse sipas tij po kupton që ka nisur fundi i tij.

“Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill”-thotë Paloka në mesazhin e tij, duke theksuar se qeverisja e re do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë.

“Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite – ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Koha jote mbaroi, Rama! Është koha për ndryshim!”, shprehet Paloka.

Deklarata e Edi Ramës

Më herët kryeministri Rama në një konferencë për media e konsideroi kreun e PD-së Basha si menaxherin e një shoqërie aksionere, ortakë të së cilës sipas tij janë Ilir Meta dhe Sali Berisha.

“Ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë Reformën në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjeshtë se kaq. Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh”, tha ndër të tjera Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat