Makina përplas të riun me motor

Shqipëria

Makina përplas të riun me motor

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustruese

Një 21-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur nga një makinë në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës rreth orës 16:05 në Tiranë. Sipas policisë, makina me drejtuese S.M. përplasi motorin që drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale R.Ç.

Për pasojë është demtuar drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat