Sauku me rrugët si në mesjetë, Tabaku: S’ka para për asfalt, por vetëm klientët e Ramës e Veliajt

Shqipëria

Sauku me rrugët si në mesjetë, Tabaku: S’ka para për asfalt, por vetëm klientët e Ramës e Veliajt

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:51
Jorida Tabaku

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ishte sot në zonën e Saukut në Tiranë, ku u njoh nga afër me problematikat e banorëve.

Siç shihet edhe në pamjet që publikon vetë Tabaku në Facebook, ndryshe nga çfarë propagandon kryebashkiaku i Tiranës, kjo zonë është lënë në mëshirë të fatit.

Sipas Tabakut, nuk ka para për asfaltet në rrugët e lagjeve, por vetëm për projekte ku nuk përfiton publiku, por klientët e Ramës e Veliajt.

Jorida Tabaku: Rama dhe kukulla e tij në bashkinë e Tiranës e kanë kthyer jetën në ferr për qytetarët. Në 8 vite i kanë lënë si në mesjetë lagjet në qendër e periferi dhe kanë shpenzuar miliada lekë në fasada për të mashtuar qytetarët sikur punohet.

Shihni çndodh me Tiranën, ku ndërtojnë klientët e dyshes Rama-Veliaj. Nuk ka para për asfaltet në rrugët e lagjeve, por vetëm për projekte ku nuk përfiton publiku, por klientët e Ramës e Veliajt.

Në 25 prill i jepet fund kësaj katrahure. Shqipëria Fiton! Tirana Fiton oksigjenin e munguar.

Kurrë Rama nuk ka menduar për shqiptarët. Ai është një dështim që fundin do ta ketë në 25 prill!

Rama po përpiqet me gjithçka ka në dorë të shmangë dështimet e tij në 8 vjet!

Në 25 prill Rama humbet dhe Shqipëria Fiton! Së bashku sigurojmë ndryshimin për Saukun, për Tiranë, për Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat