'Po vdesin njerëzit, po mbesin invalidë'/ Qytetari i kërkon të mbyllë shkollat dhe lokalet, Rama: Shaj deri në 25 prill se...

Shqipëria

'Po vdesin njerëzit, po mbesin invalidë'/ Qytetari i kërkon të mbyllë shkollat dhe lokalet, Rama: Shaj deri në 25 prill se...

Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:35
Edi Rama

Shpërthimi i covid dhe rritja alarmante e numrit të vdekjeve, me rreth 20 çdo ditë, ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët ditët e fundit.

Shumë prej tyre po kërkojnë ndryshim masash, edhe pse Komiteti Teknin insiston që situata është nën kontroll. Një prej qytetarëve i kërkon kryeministrit që të mbyllë shkollat dhe lokalet, ndërsa i shkruan në facebook.

“Po moshat nen 105 vjeç kur do nisin vaksinat? Mbyll gjerat e detyrueshme si shkollat dhe ata te jo nevojshme si klubet qe njerezit te evitojne grumbullimet. Leri fotot e propagandes, se ato 4 vaksina qe kane ardhur nuk dalin as per doktoret dhe infermieret, jo me per tjeret. Cdo dite njerez po vdesin, po mbesin invalide dhe po fiken ekonomikisht nga ky keqmenaxhim” e këshillon qytetari.

Kreu i qeverisë, në përgjigje nuk thotë asgjë për "mbylljen". Rama shqetësimin e qytetarit e lidh me zgjedhjet e 25 prillit, duke e “rreshtuar” me opozitën.

“Mjeket dhe infermieret mbarojne te gjithe ne mes te marsit, ti vazhdo shaj deri ne 25 prill se pastaj do rrish ca dite pa folur fare sa te karikosh gurmazin per vitin 2025” i thotë kryeministri, duke nënkuptuar se nuk e diskuton mandatin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat