Balluku teston në ajër avionin në Kukës: Shumë shpejt ndërtojmë edhe aeroporte të tjerë

Shqipëria

Balluku teston në ajër avionin në Kukës: Shumë shpejt ndërtojmë edhe aeroporte të tjerë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:20
Kukës

Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë ka qenë sot në Kukës ku është testuar për herë të parë aeroporti i Kukësit, ku një avion ka bërë provat për pistën e re.

Belinda Balluku, e cila theksoi se avioni nuk do të ulej, por do të fluturonte shumë pranë tokës, procedurë kjo në kuadër të testimeve.

Sipas saj, prova në fjalë ishte një test i suksesshëm.

Ministrja tha se brenda mandatit 4-vjeçar tjetër pritet që të nisë ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe i Vlorës.

Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar, jemi drejt fundit

“Sot jemi në aeroportin e Kukësit, vetëm një muaj nga fluturimi i parë. Punët kanë pasur një ecuri shumë të shpejtë. Sot është një ditë e veçantë pasi do të kemi një fluturim prove. Duke nisur nga sot dhe në ditët në vijim do të ketë disa të tilla. Të qartësojmë edhe një gjë tjetër kur themi se avioni do të ulet shumë pranë pistës por nuk do të prekë tokën për shkak se në pistë ende punohet”, tha Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat