Durrës, gjendet i vdekur në makinë 58-vjeçari

Shqipëria

Durrës, gjendet i vdekur në makinë 58-vjeçari

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Një 58-vjeçar është gjendur mesditën e sotme i vdekur në automjetin e tij.

Mësohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë një arresti kardiak.

“Më datë 03.03.2021, në orën 14:20, në lagjen nr. 2, Durrës, shtetasi N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka gjetur vdekjen në automjetin e tij.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat