Meçe: Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari

Shqipëria

Meçe: Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari

Më: 3 mars 2021 Në ora: 21:53
Lulzim Basha

I ftuar Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari dhe prandaj po punohet për imazhin e tij.

Meçe:  Flitet për një koalicion që u paraqit si një show mjaft i bukur. Ka një program të posaçëm për të prodhuar një imazh, sidomos te Basha. Është prodhuar imazhi i Bashës, sepse problemi ka qenë dëmtimi i Bashës.

Basha ka një imazh i cili është ndërtuar për 8 vite në opozitë, duke prodhuar një imazh të atij personi dhe që është e vështirë që ta hedhësh në treg si një njeri që do të bëhet kryeministër.

Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat