Zvicra ndihmon Shqipërinë për mbrojtjen e të drejtave intelektuale

Shqipëria

Zvicra ndihmon Shqipërinë për mbrojtjen e të drejtave intelektuale

Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:53
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Shqipëria dhe Zvicra nënshkruan të mërkurën një marrëveshje 4-vjeçare për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale.

Projekti 1.5 milionë franga midis qeverive të Zvicrës dhe Shqipërisë synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në këtë fushë, duke modernizuar ligjet dhe ekspertizën teknike zvicerane mbi standardet e menaxhimit.

Krijuesit, artistët dhe bizneset pritet të përfitojnë nga një funksionim më i mirë i të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ato shtrihen nga të drejtat e autorit, markat tregtare, patentat, deri tek treguesit gjeografikë dhe dizajni.

Treguesi “Made in Albania” është një nga parametrat më të zbatuara në mbrojtjen e pronësisë intelektuale kohët e fundit.

Projekti i ri synon të përmirësojë funksionimin e institucioneve dhe që pronarët dhe krijuesit të përdorin të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale.

Ky sistem i ri nxit krijimtarinë dhe zhvillimin e mallrave, shërbimeve dhe metodave të reja të prodhimit.

Marrëveshja u nënshkrua prej ministres së financave dhe ekonomisë, Anila Denaj, dhe ambasadori zviceran Adrian Maître./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat