Basha tregon planin e PD: Ja kush është synimi ynë kryesor

Shqipëria

Basha tregon planin e PD: Ja kush është synimi ynë kryesor

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:13
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha qytetarëve në Tiranë se ai nuk bën premtime, por ka një plan konkret që do ta shpëtojë vendin nga kriza.

Sipas tij, Rama në 8 vjet vetëm ka dështuar. Basha tha se në vend të premtimeve për vende pune, shqiptarët i dërgoi për azil.

Ai tha se nuk do të ketë mrekulli, por normalitet. Ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill ta largojnë me votë këtë të keqe.

“Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani.  Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj”

Kryedemokrati Basha tha se synimi i tij është që të krijojë 110 mijë vende të reja pune.

“Synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te të blejë. 25 Prilli është dita e ndryshimit”, tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat