Rama u drejtohet bluzave të bardha me falënderim dhe thumbon opozitën

Shqipëria

Rama u drejtohet bluzave të bardha me falënderim dhe thumbon opozitën

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një falënderim të gjitha bluzave të bardha në vend, që janë marrë direkt në vijën e parë apo edhe indirekt me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit përgjatë një viti nga momenti i shpërthimit të saj.

Në fjalën e tij, teksa prezantonte projektin “Shëndetësia që duam” në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, Rama kujtoi bonuset dhe rritjen e pagave për mjekët e infermierët.

Ndërsa tha se kjo që është bërë është ajo çka kanë mundur, e “jo ajo që kemi dashur për ju”, Rama kujtoi edhe gjendjen “ku e gjetëm shëndetësinë nga ata që sot ju thonë se me ne shëndetësia fiton”.

Sipas Ramës, qytetarët “nuk do i votojnë”, duke e pasur fjalën këtu për opozitën.

“Këtu është momenti për t’ju thenë mjekëve e infermierëve në radhë të parë atyre që u rreshtuan në vijën e zjarrit por edhe të gjithë të tjerëve që pavarësisht se nuk i rreshtoi koha, pozicioni i tyre, proflili tyre në atë vijë kanë qenë qysh prej momentit të parë e deri sot pjesë e asaj lufte në vijën e parë: shumë faleminderit, shumë respekt, shumë mirënjohje, se pa ju do të ishte e pamundur, pa ju jetët e humbura që do numëronim sot, do ishin shumë më tepër, pa ju mijëra njerëz që kanë hyrë në spitale me armikun e padukshëm ngjitur mbi shpinën e tyre, nuk do kishin dalë të lehtësuar jo vetëm nga pesha e frikshme e kësaj qënieje monstruozse që nuk shihet me sy por edhe nga shërbimi përkushtimi përkujdesja juaj. Shumë falminderit!

Nga ana tjetër ne kemi bërë gjithcka kemi mundur për ju, jo gjithcka kemi dashur, ju meritoni më shumë e mbi të gjitha meritoni jo vetëm respektrin e mirënjohejen tonë por të cdo shqiptari e shqiptareje që duhet ta ndajë mirë qartë e prerë gjithë trupën tuaj, krejt heroizimin tuaj, sakrificën, nga sekëlldia turburia neveria legjitime për ato raste kur qënie të padenja mes jush e tradhëtojnë misionin e njollosin bluzën e bardhë.

Edhe pse s’kemi bërë sa kemi dashur duke bërë gjithcka kemi mundur ia kemi dalë që t’ju bëjmë të mos ndiheni vetëm.

Sot paga mesatare e mjekëve është 1100 usd, e infermierëve 650 usd, akoma aq sa duhet, aq sa mjekët e infermierët meritojnë, por akoma mbetet edhe këtu si në cdo gjë tjetër për të mos harruar nga u nisëm si garanci që ne jo vetëm e dimë ku duam të shkojmë por edhe si të shkojmë aty ku duam.

Se përsërisin që kanë ikur mjekët e infermierët, por për hir të të vërtetës e getëm vendin në situatë absurde në këtë pikëpamje ata që sot ju thonë se me ta shëndetësia fiton, nëse bëni atë që ju nuk do ta bëni, të votoni për ta, kishte mbyllur specializimet, për 4 vite me radhë, sot kemi 1700 specializantë të rinj, duke oërmbushur kërkesën e spitaleve për burime njerëzore.

Ne i dhamë fund punësimit të mjeke e infermierëve me tesër partie, rryshfet apo me rekomandim krushqie”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat