Zbulohet lista e kandidatëve të PS, emrat e rinj që i bashkohen deputetëve aktualë

Shqipëria

Zbulohet lista e kandidatëve të PS, emrat e rinj që i bashkohen deputetëve aktualë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Partia Socialiste ka gati listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gazeta “Panorama” zbulon listat fituese të partisë në pushtet, e cila kërkon të thyejë rekordin e 30 viteve të pluralizmit politik në Shqipëri, duke fituar tre mandate qeverisëse radhazi. Përveç bilancit pozitiv në dy mandatet e kaluara dhe programit elektoral, e rëndësishme për të fituar mandatin e tretë do të jetë dhe cilësia dhe mbështetja e kandidatëve për deputetë.

Në listën e qarkut të Tiranës, bie në sy emri i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, por dhe i drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, apo prefekti i Tiranës, Toni Gogu. Edhe prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, është pjesë e listës së PSsë në qarkun e Shkodrës, por dhe prefekti i Elbasan it, Klevis Xhoxhi.

Në listë përveç ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të jetë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Kryeministri Rama tha pak ditë më parë se boshti i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste do të jetë grupi aktual parlamentar, ndërsa prezantoi dhe një pjesë të emrave, gjithsej 20 që u kualifikuan nga programi i hapur në këtë parti, “Deputeti që duam”.

Ata janë Dhora Dajko, Kabir Fishta, Albana Hasa, Bardhyl Kollçaku, Alfred Muharremi, Erjola Hoxha, Shpresa Marnoj, Gerta Duraku, Jona Liqezja, Shkëlqim Bullari, Keida Ferra. Pritet që kësaj liste t’i shtohen dhe 10 emra të tjerë në ditët në vijim. Por, pjesë e listës së partisë socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë dhe disa deputetë të opozitës parlamentare, si Reme Lala, Edmond Rrushi, Ediola Braha, Aurora Mara, por dhe dy ish-ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka në Durrës dhe Nasip Naço në Berat.

QARKU DIBËR
Olta Xhaçka
Agron Cerri
Aurora Mara
Alfir Shima

QARKU KUKËS
Gerta Duraku
Petrit Malaj

QARKU LEZHË
Lindita Nikolli
Eduart Ndreca
Shpresa Marndoj

QARKU SHKODËR
Ilir Beqja
Majlinda Angoni
Paulin Sterkaj
Benet Beci
Jona Liqejza
Kabir Fishta
Luan Harusha

Qarku Berat
Blendi Klosi
Ermonela Felaj
Adnor Shameti
Nasip Naço
Bardhyl Kollçaku
Fadil Nasufi

QARKU GJIROKASTËR
Blendi Çuçi
Mirela Kumbaro
Artemisa Dhralo
Ediola Braha
Laert Duraj

QARKU VLORË

Edi Rama
Damian Gjiknuri
Anila Denaj
Vullnet Sinaj
Alket Hyseni
Vilma Bello
Vasil Llajo
Niko Kurri

QARKU KORÇË

Niko Peleshi
Ilir Pendavinji
Eduard Shalsi
Edlira Bode
Artan Lame
Dhora Dajko

QARKU DURRËS

Edi Rama
Ardian Çela
Eglantina Gjermeni
Ilir Ndraxhi
Lefter Koka
Milva Ekonomi
Keida Ferra
Rolant Xhelilaj
Klodiana Spahiu
Jurgis Çyrbja

Qarku Fier

Erion Braçe
Bashkim Fino
Antoneta Dhima
Ismet Beqiraj
Bujar Çela
Tatiana Piro
Gramoz Ruçi
Erjona Hoxha
Gentian Nushi
Eriselda Sefa

QARKU ELBASAN

Taulant Balla
Evis Kushi
Arben Kamami
Anastas Angjeli
Musa Ulqini
Albana Hana
Saimir Hasalla
Erald Xhani
Klevis Xhoxhi
Luan Duzha
Ertjan Çabiri
Shkëlqim Bullari
Desantila Tahiraj
Arbër Gjeta

Qarku Tiranë
Njësia 1


Elona Gjebrea,
Alqi Bllako

Njësia 2
Arben Pëllumbi,
Alfred Muharremi

Njësia 3
Klotilda Bushka,
Dallëndyshe Bici

Njësia 4
Arben Ahmetaj,
Sadri Abazi

Njësia 5
Pandeli Majko,
Mimi Kodheli,
Eljo Hysko

Njësia 6
Belinda Balluku

Njësia 7
Etilda Gjonaj,
Besnik Bare

Njësia 8
Ervin Bushati,
Elva Margariti

Njësia 9
Ogerta Manastirliu,
Sadri Abazi
Njësia 10
Fatmir Xhafaj,
Mirlinda Karçanaj
Njësia 11
Ulsi Manja,
Glinxhet Madhi

Lagjja 14 (Zona e Astirit dhe Kashari)
Blerina Gjylameti

Bashkitë Kavajë
Rrogozhinë
Etjen Xhafaj

Bashkia Vorë
Fidel Ylli

Bashkia Kamzë

Elisa Spiropali,
Reme Lala
Dajt, Kërrabë, Petrelë, Baldushk
Xhemal Qefalia
Pezë, Ndroq, Vaqarr
Toni Gogu
Farkë
Sadi Vorpsi
Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull, Laprakë
Edmond Rrushi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat