PD sfidon Ramën dhe Veliajn: Të vijnë në gjyq për të treguar kujt i kanë dhënë 23 milionë euro për një incinerator fantazëm

Shqipëria

PD sfidon Ramën dhe Veliajn: Të vijnë në gjyq për të treguar kujt i kanë dhënë 23 milionë euro për një incinerator fantazëm

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:58
Belind Këlliçi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nga gjykata e Tiranës ka folur mbi abuzimet që janë bërë me landfillin e Sharrës.

Zhupa deklaroi se të gjithë ne po paguajmë për një shërbim që nuk e marrim ndaj dhe premtoi se PD nuk do të ndalet derisa të vërtetojë se akuzat e saj janë të vërteta dhe se atje nuk po punohet.

Ina Zhupa: Sot ishim në një përballje gjyqësore me inceneratorim të Tiranës si dy përfaqësues politikë të Partisë Demokratike që kemi denoncuar me fakte dhe prova, siç ju i keni ndjekur edhe nga landfilli i Sharrës dhe inceneratori i Tiranës, sesi është abuzuar me fondet publike, si është bërë korrupsioni shtetëror, sesi janë dhënë miliona euro pronarëve qё fshihen nё ofshore dhe sesi prona publike e shqiptarëve keqpërdorohet.

Sot jemi 4 vjet pasi ёshtё dhёnё koncesioni i inceneratorëve tё Tiranës dhe ende vazhdon procesi i shpronësimeve qё e bёn shteti pёr njё privat. Miliona euro janë dhёnё deri mё sot pёr njё incenerator qё nuk ekziston. Ne mund tё shkojmë sё bashku nё çdo moment, jemi tё hapur, i thamë dhe gjykatës ne mund tё shkojmë ta vërtetojmë se atje nuk digjet asgjё. Ne paguajmë njё shërbim qё nuk e marrim, nga njё shërbim publik qё ishte Sharra dhe landfilli i Sharrës brenda natës u kthye nё njё monopol privat dhe u 100- fishuan çmimet dhe e paguajnë qytetarët e Tiranës.

Deri më sot ne kemi paguar 23 milion euro për një inceneratori që nuk ekziston dhe pastaj jemi të detyruar të vijmë këtu dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë, për të treguar që akuzat tona janë të drejta.

Nga ana tjetër Këlliçi tha se në seancën e sotme gjyqësore nuk kishte përfaqësues nga qeveria, duke i sfiduar që të dalin dhe bëjnë publike se kujt i kanë dhënë 23 milionë euro për një incinerator fantazëm.

Belind Këlliçi: Duhet të vinin. I kemi kërkuar, nuk vijnë. Tirana sot është i vetmi vend në botë që paguan miliona euro për djegien e plehrave dhe nuk digjen plehrat dhe qyteti është i mbushur me plehra. Dhe pse të çohemi ne para gjykatës, dy të rinj, unë dhe Ina ? Pse ? Sepse kemi ngritur zërin. Të dalin ta bëjnë transparente, nuk ka asnjë problem. Të thonë të vërtetën ku shkojnë këto para. Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur, këtë duhet të dinë shqiptarët. Raporti i KLSH- e ka shprehur qartë, të zezë mbi të bardhë, se në 8 vite janë vjedhur 6.2 miliardë euro të lekëve të taksapaguesëve shqiptarë. Kjo është absurde, kjo histori duhet të marrë fund. Në këtu do të jemi, do të jemi sërish në mbrojtje të opinionit publik, në mbrojtje të kauzave të qytetarëve, për të ngritur zërin, jo për veten tonë por për interesin e qytetarëve shqiptarë. Kemi vendosur të jetojmë në këtë vend, ta bëjmë këtë vend të jetueshëm, të jetë një vend normal.

PD ka depozituar dhe padi në SPAK, tha Zhupa, pasi landfilli i Sharrës është kthyer në monopol privat.

Ina Zhupa: Partia Demokratike ka bërë dhe një padi në SPAK ku ka denoncuar me fakte dhe prova se kush janë shkeljet ligjore dhe çfarë besojmë ne se është e drejta për qytetarët shqiptarë për t’i dhënë fund një herë e mirë këtyre abuzimeve që i tregojnë fare qartë dhe raportet ndërkombëtare.

Gjatë denoncimit të saj Zhupa tërhoqi edhe njëherë vëmendjen te raporti i DASH, që sipas saj vërtetoi edhe njëherë se Shqipëria është  parajseë e pastrimit të parave të pista.

Ina Zhupa: Po ta keni lexuar dje raporti i departamentit Amerikan të shtetit thotë: Shqipëria është parajsë e pastrimit të parave të pista, të parave ofshore dhe të parave që nuk dihet kush i merr dhe kë i ka nga mbrapa. Ne do të jemi përballë mafies së inceneratorëve. Gjithmonë na kanë përballë, nuk trembemi nga gjyqet, nuk trembemi nga shantazhet. Më 25 prill merr fund çdo lloj abuzimi me fondet publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat