'Cilët ishin policët e FNSH-së'/ Vëllai i Admir Muratajt padit prokurorin

Shqipëria

'Cilët ishin policët e FNSH-së'/ Vëllai i Admir Muratajt padit prokurorin

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:00
Admir Murataj, Can Murataj

Can Murataj, vëllai i Admir Muratajt, një prej grabitësve të dyshyuar të një sasie të konsiderueshme parash në prill 2019, ka paditur në SPAK prokurorin e kësaj çështjeje, Eneid Nakuçi, për “shpërdorim detyre”.

Në letrën e kallëzimit, Murataj pretendon se edhe pse kanë kaluar dy vite që ai dhe familja kanë kërkuar informacion, prokurori nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës së veprës penale, kërkojmë të hidhet dritë mbi këto pyetje:

a. Cilët kanë qenë punonjësit e policisë me gjeneralitetet përkatëse anëtarë të grupit të FNSH që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit të pretenduar në vjedhjen më armë të ndodhur në Rinas në datë 9 prill 2019?

b. A janë respektuar dispozitat përkatëse të ligjit nr. 72/2014 “për përdorimin e armëve të zjarrit” dhe akteve të tjera nënligjore nga anëtarët e grupit të FNSH të Policisë së Shtetit?”, thuhet në kallëzimin e Muratajt.

Vëllai i Admir Muratajt gjithashtu pretendon se prokurori Nakuçi, “në mënyrë të kundërligjshme mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive. Kanë kaluar mbi 2 vite dhe ky proces gjyqësor nuk është përfunduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat