Meta: Shikojini mirë listat e kandidatëve, mos u ndikoni nga sondazhet e oligarkisë për 'përjetësinë' e kësaj kënete

Shqipëria

Meta: Shikojini mirë listat e kandidatëve, mos u ndikoni nga sondazhet e oligarkisë për 'përjetësinë' e kësaj kënete

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:17
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve sot të shikojnë me vëmendje listat e çdo force politike dhe të votojnë kandidatët me integritet të lartë. Po ashtu, “të mos ndikohen nga asnjë lloj presioni, as nga situata në të cilën ndodhen mediat, as nga sondazhet e oligarkisë për të krijuar idenë e mosndryshimti të përjetësisë së kësaj lloj kënete...”

Në një deklaratë për media, Presidenti tha: “Është shumë e rëndësishme që të jenë figura me sa më shumë integritet. Dua të thekson rëndësinë që qytetarët të shikojnë me vëmendje listat e çdo force politike dhe të votojnë në ato lista për kandidatin që ka integritetin më të lartë për të përfaqësuar interesin e tyre në Kuvendin e ardhshëm, që t’u japin mesazhin të gjithë forcave politike se cilët janë deputetët që duan t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë garë ka shumë koalicione dhe forca politike, nuk janë vetëm dy e tre, kështu që është shumë e rëndësishme që qytetarët të nisen drejt kutive e të vendosin kë do të zgjedhin dhe kë do të ndëshkojnë. Vota është një mjek edhe për të ndëshkuar dhe është e drejta e tyre për të vendosur me qetësi dhe objektivitet.

Për mua procesi është me rëndësi, vota të jetë e barabartë, askush të mos intimidohet, do të informojmë për të gjitha figurat që do të përfshihen tek krimi zgjehdor.

Do të bëjmë çdo gjë për të pasur zgjedhje plotësisht demokratike dhe jemi në kushtet kur ka tension që është krijuar në mënyrë artificiale.

Ka pasur ndryshime të njëanshme që s’ka ndodhur kurrë, por do të bëjmë çdo gjë që të jenë të ndershme dhe do të bëjmë çdo gjë që të ndëshkojmë cilindo atë që jo thjesht të prekë në votë por të largojë Shqipërinë nga Europa e bashkuar. Zgjedhjet janë kryekushti dhe mos besoni asnjë propagandë të gënjeshtërt.

Ndaj qytetarët të mos ndikohen nga asnjë lloj presioni, as nga situata në të cilën ndodhen mediat, as nga sondazhet e oligarkisë për të krijuar idenë e mosndryshimti të përjetësisë së kësaj lloj kënete po të besojë se vota është mundësia e tyre që iu jepet njëherë në katër vjet. Zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme për 100 vitet që vijnë që Shqipëria të fitojë kredencialet demokratike. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat