Drejtoria Arsimore e Fierit përfshihet nga zjarri/ Ja informacionet e para nga vendngjarja

Shqipëria

Drejtoria Arsimore e Fierit përfshihet nga zjarri/ Ja informacionet e para nga vendngjarja

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë sot katin e dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat