​23-vjet nga rënia e Adem Jasharit, Meta: Frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë

Shqipëria

​23-vjet nga rënia e Adem Jasharit, Meta: Frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:41
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij në 23- vjetorin e vdekjes së tyre.

Ai thotë se Adem Jashari dhe familja Jashari, frymëzojnë kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Sipas Metës, të ardhmen e sigurt evropiane kombi ynë do t’ia dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë.

“Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët. Të ardhmen e sigurt evropiane kombi ynë do t’ia dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë!”, shkruan Meta në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat