Kryeministri Rama “thyen protokollin” gjatë vizitës në Itali me kërkesën live drejtuar kryediplomatit Di Maio për…

Shqipëria

Kryeministri Rama “thyen protokollin” gjatë vizitës në Itali me kërkesën live drejtuar kryediplomatit Di Maio për…

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:39
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Itali ku në Bari është pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Gjatë konferencës për shtyp, u përkujtua edhe eksodi masiv i viteve ’90 i shqiptarëve drejt Italisë dhe ndihma e çmuar e dhënë nga shteti italian për Shqipërinë përgjatë 30 viteve.

“Ato momente të vështira që vënë në provë miqësinë e vërtetë. Janë tashmë 30 vite kur shqiptarët erdhën në këtë anë të detit. Në këto 30 vite ndodhën shumë gjëra por ishte shumë e madhe bujaria e Italisë. Kjo periudhë e historisë sonë nuk do të harrohet kurrë. Uroj që ju të mos keni nevojë kurrë për ne por sa herë të keni nevojë ne do të jemi aty për ju.

Gjysmë milioni shqiptarë janë sot në Itali dhe kontribuojnë çdo ditë në këtë shtet. Për ne siç na vjen natyrshëm italishtja është gjuha jonë e dytë  dhe ne jemi përpara të gjithë studentëve të tjerë, holandezë apo italianë. Kjo është bërë e gjithë e mundur për shkak të shpirtit italian Për Italinë, Shqipëria është thjesht ana tjetër e të njëjtit det. Për të thënë si u angazhua Luigi u bë avokati më i madh i popullit shqiptar në një moment shumë të errët, por jo vetëm në atë moment, gjatë gjithë udhëtimit të tij ka qenë një mik me “5 Yje” dhe unë uroj që të jemi në lartësinë e kësaj miqësie”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe tek një çështje e rëndësishme për emigrantët, siç është njohja e patentave nga pala italiane.

“Ambasadori do të më falë për këtë thyerje të protokollit dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’i thënë Luigit të kujdeset për patentat e shqiptarëve në Itali, pasi kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet ta zgjidhë këtë ngërç”, i kërkoi Rama kryediplomatit italian.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, tha se Italia po bën gjithçka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit.

“Evropa duhet të tregohet në lartësinë e aspiratave të shqiptarëve“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat