Në pritje të listave të kandidatëve, Sadi Vorpsi largohet nga PS

Shqipëria

Në pritje të listave të kandidatëve, Sadi Vorpsi largohet nga PS

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:22
Sadi Vorpsi

Kur kanë ngelur edhe 2 ditë nga afati zyrtar për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga Partia Socialiste deklaron largim deputeti Sadi Vorpsi.

Pas Vasilika Hysit dhe Besnik Bares, Vorpsi është i treti deputet në selinë rozë që deklaron tërheqjen nga politika për t’iu lënë vendin të rinjve.

Dy ditët e fundit kryeministri prezantoi dy prurjet e reja në PS, mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo që nuk vijnë nga jeta politike.

Ndërkohë të hënën në orën 18:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste e cila do të miratojë edhe listën që partia do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat