A do të jetë kandidate e PS për deputete? Përgjigjet Silva Bino

Shqipëria

A do të jetë kandidate e PS për deputete? Përgjigjet Silva Bino

Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:17
A do të jetë kandidate e PS për deputete? Përgjigjet Silva Bino

Kryeministri Edi Rama bëri një lëvizje të papritur, ku dy ditë më parë ftoi drejtoreshën e infektivit, Najada Çomo të bëhet pjesë e politikës, duke kandiduar për Partinë Socialiste.

Rama e prezantoi publikisht Çomon, në ditën kur mjeku tjetër Tritan Kalo dha dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, me akuza ndaj politikës për përdorim të bluzave të bardha.

Shefja e Departamentit të Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP, Silva Bino e pyetur nëse e pret një propozim të tillë, u shpreh se është shumë e lumtur me punën që bën.

Pyetje: "Njëra prej kolegeve tuaja mori një propozim nga kryeministri. E prisni dhe ju një propozim të tillë?"

Silva Bino: "Jo unë jam shumë e lumtur me këtë punë që bëj."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat