Lezhjani e pyet Ramën pse investohet më shumë në jug/ Si i përgjigjet kryeministri

Shqipëria

Lezhjani e pyet Ramën pse investohet më shumë në jug/ Si i përgjigjet kryeministri

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:34
Edi Rama

Gjatë një takimi në Lezhë, kryeministri u pyet nga një qytetar se pse investimet qeveritare shkonin më shumë në Vlorë.

Kreu i qeverisë tha se bregdeti i Jonit është një zonë që sjell mirëqenie për të gjithë vendin.

Pjesë nga përgjigja:

Besoj për shumë vite me investime pa strategji, investime për të ruajtur balanca në dukje që në fakt nuk nxisnin zhvillimin përmes burimeve më të pasura në potencë me investime që nuk kishin një logjikë të hapave pse po investohet sot këtu dhe aty. Janë të rëndësishme për atë që do të vijë nesër. Është e vërtetë që kemi vënë një fokus në vijën bregdetare dhe është e vërtetë që mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi. Në zonën e bregdetit Jon kemi një nga zonat për rritjen e mirëqenies për të gjithë vendin.

Elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit të vijës bregdetare është aksi Balldre-Milot dhe Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Patjetër edhe aksi Milot-Muriqan dhe është pjesë e përpjekjes që kemi bërë. Nuk e kemi finalizuar me një kontratë të fillimit të punimeve pasi gara e hapur për realizimin e kësaj kontrate që u përfol si një garë parafituese, nuk shpalli fitues. Që do të thotë se gara do të rihapet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat