Rama: Midis popullit dhe qeverive ka tension në shumë vende

Shqipëria

Rama: Midis popullit dhe qeverive ka tension në shumë vende

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se mosmarrja e vaksinave nga Kina dhe Rusia nuk bëhet për çështje gjeopolitike.

Gjatë një bashkëbisedimi në Lezhë, kreu i qeverisë tha se nuk vaksina në dispozicion që mund t’i blesh.

Ndërsa thekson se çmimi i vaksinave është në stratosferë, Rama tha se përveç Izraelit dhe Britanisë, shumë vende të tjera kanë probleme.

Rama: Deri më sot nuk ishte parë që një vaksinë të shpikej, testohej dhe futej në përdorim në një kohë kaq të shkurtër dhe kjo i dedikohet zhvillimit marramendës të shkencës. Jemi në kushtet kur pak kompani, mos gabohem janë 4 kompani dhe e gjithë bota do vaksina. Po të shtojmë edhe kinezen dhe rusen, shkojnë në gjashtë. Ajo që për ne ka rëndësi është që ne të bëjmë atë që duhet për njerëzit. Një gjë dua të shtoj sepse ka shumë njerëz që kujtojnë se mos marrja e vaksinave kineze apo ruse është çështje gjeopolitike. Vaksinat nuk kanë dalë në treg dhe shkon dhe i blen. Vaksina nuk ka. Të gjitha vaksinat janë në sasi shumë më të vogla se nevojat që ata kanë. Kur Amerika nuk ka vaksina sot dhe vazhdon e prodhon, imagjinoni të tjerat.

Vaksina kineze nuk është sot në treg dhe ne nuk po shkojmë ta blejmë. Çmimi i vaksinave është në stratosferë. Është një luftë e tmerrshme tregtare me kompleksitet të hatashëm.

Deri para pak ditësh, 140 shtete të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë. Evropa sot ka problemin se nuk ka garantuar vaksinat e veta nga kompanitë jo kineze dhe ruse.

Përjashto Izraelin dhe Britaninë, të gjitha vendet e tjera midis popullit dhe qeverive ka tension. Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshmëri dhe nuk ka garantuar shpejtësinë e vaksinimit.

Izraeli vuri një bast siç dinë vetëm ata ta bëjnë siç e kanë diktuar në shumë gjëra fatin e botës. Izraeli parableu para prodhimit me trefishin e çmimin dhe bëri një marrëveshje me Fizer që është spektakolare për nga basti dhe rezultati. Të tjerët janë të gjithë në një situatë. Vendet e Gjirit janë më mirë se vendet e Evropës. Një vend si Arabia Saudite të mos ndihmojë asnjë është e paimagjinueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat