Eduard Halimi emërohet koordinator i Posaçëm Politik në PD

Shqipëria

Eduard Halimi emërohet koordinator i Posaçëm Politik në PD

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:20
Eduard Halimi

Eduard Halimi emërohet koordinator i Posaçëm Politik në Partinë Demokratike.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ish-ministri i drejtësisë do të koordinoje punën mes drejtuesve te qarqeve.

Ish-deputeti i PD-së u largua nga politika në shkurt të vitit 2018, ku njoftoi se do t’i përkushtohej një projekti në Ballkan të së drejtës ndërkombëtare private.

Halimi ka qenë deputet i Partisë Demokratike gjatë tre legjislaturave.

Ai ka shërbyer edhe si Ministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes Berisha.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet që të zyrtarizohen edhe kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat