Tirana, kush ikën e kush vjen/ Emra që po diskutohen në PS para dorëzimit të listave në KQZ

Shqipëria

Tirana, kush ikën e kush vjen/ Emra që po diskutohen në PS para dorëzimit të listave në KQZ

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:53
Selia e PS

Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit listës së tyre garuese për 25 Prillin.

Drejtuesve politik në 12 qarqe i është kërkuar të kenë gati listën paraprake, e cila do të diskutohet pasditen e të Hënës bashkë me kryesinë e partisë.

Objektivi socialistëve për Tiranës është jo vetëm ruajtja e rezultatit të 2017-tës me 18 mandate, por edhe fitimi 2 mandateve plus.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se pritet të konfirmohen për të qenë pjesë e listës së Tiranës zëvendës ministrat Etjen Xhafaj dhe Romina Kuko bashkë me perfektin e Tiranës Toni Gogu.

Drejtoresha e IKMT-s Dallëndyshe Bici ka marrë dritën jeshile e ka nisur fushatën ne Paskuqan.

Surprizë në ndryshimet e  listën e Tiranës është largimi Blerina Gjylametit e cila do të kandidojë në Pogradec, duke u zëvendësuar me Eduard Shalsin.

Ndryshe nga 2017-ta, Olta Xhaçka nuk do të jetë në listën e Tiranës, por në Dibër.

Me të gjitha gjasat në listën e Tiranës nuk do të jetë deputeti aktual Sadri Abazi i cili i shtohet listës së dorëhequrëve nga kandidimi siç ishin Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi.

Me pikëpyetje mbetet ri-kandidimi Elona Gjebresë.

Pandeli Majko ministër për diasporën pritet të jetë përsëri pjesë e skuadrës socialiste  por mbetet e paqartë renditja e tij në këtë listë.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe ish ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila në 2017 u zgjodh në qarkun Kukës dhe tani është duke drejtuar fushatën në njësinë 5 në Tiranë.

Besohet se lista e Tiranës do të udhëhiqet nga inxhinieria Luljeta Bozo e cila i tha po ftesës së Ramës për të kandiduar nën siglën e PS.

Ministret aktuale Belinda Balluku, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu  renditen në top 10 vendet e para të listës së Tiranës. Ndërkohë pas dorëheqjes së Reme Lalës, socialistët pritet të kandidojnë në zonën e Paskuqanit, deputetin e opozitës se re, Halit Valteri.

Ikin

Vasilika Hysi

Besnik Baraj

Sadi Vorpsi

Sadri Abazi

Blerina Gjylameti

Vijnë

Luljeta Bozo

Najada Como

Etjen Xhafaj

Romina Kuko

Belinda Balluku

Dallëndyshe Bici

Toni Gogu

Ndryshojnë qarkun e kandidimit

Blerina Gjylameti

Olta Xhacka

Eduard Shalsi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat