Krahasimi me rajonin, Basha: Mësuesit nuk janë të kënaqur me rrogën, duhet ndryshim

Shqipëria

Krahasimi me rajonin, Basha: Mësuesit nuk janë të kënaqur me rrogën, duhet ndryshim

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:35
Lulzim Basha

Në ditën e mësuesit, Lulzim Basha ka zgjedhur që të postojë një mesazh politik duke krahasuar pagën e arsimtarëve në Shqipëri në raport me rajonin dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 8 vite nuk bëri asgjë. “Dita e mësuesve mund dhe duhet të jetë shumë më e gëzuar për ta. Së bashku do të sjellim ndryshimin” thotë lideri i PD-së.

Teksti i videos që u shpërnda nga PD-ja

“Mësuese Tatjana është e lumtur me punën e saj.

Sepse ajo është nga Bosnja,

Ku një mësues gjimnazi merr 1100 Euro.

Mësuese Fatmira nuk është fare e kënaqur me rrogën që merr.

Sepse në Shqipëri mësuesit paguhen rreth 600 Euro në muaj.

Paga më e ulët në rajon.

Mësues i lumtur = nxënës i lumtur.

Rama nuk bëri asgjë për mësuesit dhe as për nxënësit.

Ne mund ta ndryshojmë këtë!

Të zgjedhim një qeveri të re që do t’i rrisë rrogat.

Sepse është detyra jonë t’u kthejmë buzëqeshjen e humbur

mësuesve dhe nxënësve tanë.

Të zgjedhim një kryeministër që punon për ju” mbyllet mesazhi i PD-së, i postuar nga Lulzim Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat