Meta i shkon në shtëpi, korçari i famshëm i thur vargje: S’di ta them më mirë…

Shqipëria

Meta i shkon në shtëpi, korçari i famshëm i thur vargje: S’di ta them më mirë…

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:03
Foto nga takimi

Gjatë vizitës që po zhvillon në Korçë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime me disa qytetarë, jo vetëm në rrugë, por edhe në shtëpitë e tyre.

Kreu i shtetit kishte rezervuar një vizitë të veçantë, tek adashi i tij, korçari i njohur i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi. Pas vizitës së presidentit, Vrenozi i ka kushtuar edhe disa vargje.

Kjo është thjeshtësi,

S’di ta them më mirë,

Vlerë për një njeri,

Që zemrën ka të tillë.

Shkele këtë prag,

Për mua je fisnik,

Mirënjohjen e ke hak,

Një mik përmbi mik.

Në Prill fiton Shqipëria

Fitojn të gjithë Shqiptarët

Do marri fryme liria,

Ti hedhim poshtë të marrët

E kam për mbarësi

Që pragun e shtëpisë,

Ma shkeli një njeri

I pari i Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat