25 prilli/ Rama i jep porositë socialistëve

Shqipëria

25 prilli/ Rama i jep porositë socialistëve

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e kryesisë së PS-së, është shprehur i prerë para socialistëve duke thënë se programi elektoral duhet të jetë konkret dhe jo sa për të marrë votat në 25 prill.  

Rama ka theksuar se në propozimin e emrave të kandidatëve për deputetë në çdo qark kanë analizuar me kujdes edhe palën kundërshtare.

“Ne kemi detyrimin të jemi konkret dhe të garantojmë rezultatet e duhura në vazhdimësinë  e qeverisjes. Me një program të mirë për t’u dëgjuar gjatë fushatës, por me një program të mirë për t’u zbatuar në mandatin e tretë”, deklaroi Rama.

Edi Rama: Vetë ndryshimi është pika e parë e manualit të drejtimit të PS. E kishte Fatos Nano dhe unë jam përpjekur ta forcoj dhe ta thelloj më tepër duke besuar se kjo është një nga fuqitë e brendshme që e bën PS një nga partitë më të pakonkurrueshme në Shqipëri.

Duke u mbështetur te anketimet qoftë brenda partisë apo edhe në shkallë qarqesh, që i kemi bërë në mënyrë të përmuajshme.

Në gjithë formimin e kësaj skuadre ne kemi pasur në vëmendje karakteristikat e kundërshtarëve, qasjen e tyre ndaj probleme ve dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve.

Udhërrëfyes për ne kanë qenë objektivat. Mbi këtë bazë ne kemi përcaktuar objektivat në çdo qark dhe në nivel kombëtar.

Ne duhet të vazhdojmë dhe garantojmë suksesin e betejave tona. Ne nuk na lejohet që të bëhemi skuadra dhe të bëjmë programe elektorale sa për të marrë votat, kap ça të kapësh, ta hajë kush ta hajë. Ne kemi detyrimin të jemi konkret dhe të garantojmë rezultatet e duhura në vazhdimësinë  e qeverisjes. Me një program të mirë për t’u dëgjuar gjatë fushatës, por me një program të mirë për t’u zbatuar në mandatin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat