Spahiu: Më erdhi një sms, 4 anëtarë të kryesisë së PD po akuzojnë Bashën. Ja arsyeja

Shqipëria

Spahiu: Më erdhi një sms, 4 anëtarë të kryesisë së PD po akuzojnë Bashën. Ja arsyeja

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:55
Foto

Juristi Kreshnik Spahiu ka treguar në “Open” mesazhin që i ka mbërritur nga miku i tij se katër anëtarë të kryesisë së PD po akuzojnë Bashën.

Arsyeja është se ka 8 muaj që nuk mbledh kryesinë e partisë dhe ka kryer shkelje duke eliminuar disa procedura për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Spahiu: Mua sapo më erdhi një sms nga një anëtar që është mik i imi i kryesisë së PD dhe katër anëtarë të PD që janë në mbledhje të kryesisë që akuzojnë kryetarin se ka 8 muaj që nuk e mbledh kryesinë e partisë dhe që në shkelje do ketë një mocion mosbesimi për shkelje të statutit dhe udhëzimit të miratuar me 26 qershor 2020 të pikës 25,26 dhe 27 ku kandidatët për deputetë kanë qenë detyrim që të zgjidheshin një anëtar-një votë dhe nëpërmjet një procedure transparente dhe janë kthyer në historinë e 2017.

Janë shkelje të rënda të statutit si pasojë e të cilës, nesër pas orës 12:00 pritet që të ketë peticion dhe mocion mos besimi për shkelje të statutit dhe rregullores së zgjedhjes së kandidatëve. 40 ditë do luftojë me 40-at e veta se sa të rrëzojë Edi Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat