Një vit nga fillimi i pandemisë, Manastirliu: Mos e ulim vigjilencën, ta çojmë deri në fund luftën

Shqipëria

Një vit nga fillimi i pandemisë, Manastirliu: Mos e ulim vigjilencën, ta çojmë deri në fund luftën

Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:30
Ilustrim

Kur është bërë një vit nga fillimi i pandemisë së koronavriusit në vend, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën thirrje që të mos ulet vigjilenca.

Me një shënim në facebook, ndërsa falënderon mjekët, Manastirliu thotë se duhet ende durim e sakrificë, për ta çuar luftën deri në fund.

“Drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”, shprehet Manastirliu.

Postimi i plotë:

Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës

Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.

T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.

Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat