Përdorimi i Astrazeneca/ Mjekja shqiptare që punon në Teksas: Nuk ka vend për panik

Shqipëria

Përdorimi i Astrazeneca/ Mjekja shqiptare që punon në Teksas: Nuk ka vend për panik

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:38
Foto

Mjekja shqiptare që punon në Teksas të SHBA-së, Rubina Muzina në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në Open tha se EMA ka një punë të vështirë që të marrë një vendim për shkak të shteteve anëtare të BE-së.

Ajo tha se kur një vaksinë del në treg, ka një sistem survjeance me të cilën mund të gabimin dhe të veprosh.

“Astrazeneca nuk është aprovuar akoma këtu. Ky sistem nuk ka vend për panik, u vu më test dhe u provua që punon. Kur një vaksinë shkon në treg, kemi një sistem survjeance.

Ti nuk e di origjinën e kap edhe e punon. EMA e ka më të vështirë sepse veç mendimit të vet ka edhe vendimin e shteteve. Nuk mundet ta maksimizojmë. Rastet po shtohen se tani njerëzit janë në alarm. Jepen raportime më shumë. EMA deklaroi se në bazë të të dhënave të tanishme nuk shoh ndonjë gjë. Duhet të presim rezultatin dhe do të jetë të enjten”, tha mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat