Elida Hoxha nga Lëvizja për Ndryshim: Fokusi kryesor janë të zhgënjyerit dhe të rinjtë

Shqipëria

Elida Hoxha nga Lëvizja për Ndryshim: Fokusi kryesor janë të zhgënjyerit dhe të rinjtë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:13
Elida Hoxha

Elida Hoxha, kandidate e Lëvizja për Ndryshim në Qarkun e Tiranës thotë se nuk ka vendosur ende një synim konkret se sa vota preferenciale mund të arrijë më 25 prill.

Znj. Hoxha nga ana tjetër theksoi se target grupi kryesor janë të zhgënjyerit dhe të rinjtë.

“Fokusi është që të marrim atë personin apo atë individ që është i zhgënjyer me këtë tranzicion të gjatë dhe është i lodhur nga përplasja e dy forcave të mëdha. Ka të rinj që po e humbasin interesin për vendin”, shprehet kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim.

Elida Hoxha, pedagoge matematike thotë se reagimet e para i ka marrë nga ish-studentët ndërsa fushatën do ta shtrijë në të gjithë qarkun.

Ajo thotë se puna është e fokusuar në grupe të vogla dhe përmes komunikimit nga rrjetet sociale.

E pyetur se sa vota synon që të marrë, znj. Hoxha përgjigjet: “Nuk kam hyrë me laps në dorë akoma, fushata sapo ka filluar, do të punojmë me grupe të vogla për të arritur një rezultat të kënaqshëm”.

Sipas znj. Hoxha dy incidentet e fundit të ndodhura në fushatë janë provokuar nga vetë PD dhe PS pasi kërkojnë të nxjerrin keq njëra-tjetrën.

“Këto lloj konfliktesh tregojnë se këto parti nuk ndryshojnë, nuk sjellin asnjë risi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat