Balla: Fitojmë 9 mandate në Elbasan, në listën e LSI ka persona në kërkim nga drejtësia

Shqipëria

Balla: Fitojmë 9 mandate në Elbasan, në listën e LSI ka persona në kërkim nga drejtësia

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:40
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, njëherësh kandidat i PS në Qarkun e Elbasanit, tha se beson që ky qark do të marrë nëntë mandate, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin për prezantimin e kandidatëve të PS në Elbasan, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Balla tha se në mbledhjen e Kryesisë së PS ka kërkuar që të ishte i nënti në listën e Elbasanit, por në një vendim unanim u vendos i tetti.

“Në listat e PD, Gramshi mungon, Dumreja mungon. E keni marrë vesh, Dash Sula duhet të përfaqësojë në Kuvend Dumrenë, Belshin. Provpokim dhe fyerje më të madhe të gjithë asaj krahine të respektuar, që PD e ka fshirë fare nga lista. Ne e rikthyem vëmendjen në atë zonë, se kush e mban mend Belshin, gjithë kryesia e PD kishte investuar në liqen. Të vetmet legalizime që ishin bërë në atë zonë, ishin 10 legalizime mbi liqen të njerëzve të PD. Ishte një sfidë e madhe buxhetore, por ne duhet ta lezetonim Belshin. Shkojmë te Gramshi, ku për herë të parë në 30 vite, ne çojmë dy djem me eksperiencë. Deputetët e PS duhet të jenë cdo ditë në territori. Ajo që më ka mbajtur mua 15 vite deputet, është pikërisht angazhimi për të qenë cdo ditë, gjatë javës dhe në fundjavë, në komunikim me banorët.

Tani dy fjalë për listën e fallxhores në Elbasan, një listë brenda së cilës janë fshehur persona në kërkim nga drejtësia. Persona që kanë abuzuar me financat publike, teksa kanë pasur mundësinë të jenë kryetarë bashkish të zgjedhur jo për shkak të votave, por për shkak të një koalicioni që ne duhet ta bënim për të larguar Sali Berishën. Ka persona me 1, 2, 3, 4 vera penale, të vish në 2021 t’i paraqesësh, edhe PD, edh LSI, një listë që s’ka asnjë lidhje me Elbasanin.

Teksa diskutonim në Kryesinë e PS, unë isha i mendimit të isha i nënti, jo i teti, në listë, sepse jam besimplotë që do marrim mandatin e nëntë, pasi Qarku i Elbasanit nuk mund ta investojë votën e ta cojë dëm në disa figura, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë qark. Por, ka qenë një vendim unanim. Unë jam i sigurt që ne do ta marrim mandatin e nëntë në Elbasan. Nuk e fsheh asnjëherë faktin që gjatë këtyre viteve pune intensive, vlera e investimeve për frymë nuk ka pësuar ndryshim, përkundrazi edhe gjatë vitit 2020 kemi marrë investime tepër të rëndësishme”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat