Skandali me tenderin e OST, çështja kalon në dorën e KPP

Shqipëria

Skandali me tenderin e OST, çështja kalon në dorën e KPP

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:38
Skerdi Drenovës

Një procedurë e ndjekur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, nën drejtimin e Skerdi Drenovës ka zbuluar një skandal në këtë institucion.

Pas një ankese të paraqitur nga një operator ekonomik në lidhje me tenderin për blerjen e rrobave të punës, Komisioni i Prokurimit Publik thekson se OST ka kryer disa shkelje procedurale, mes të cilave dhe mungesa e transparencës dhe diskriminimi i subjekteve pjesëmarrëse në garë.

Në fakt e gjithë procedura ka nisur në nëntor të vitit të shkuar dhe për kontratën rezulton të kenë shfaqur interes 4 kompani.

Tre prej tyre, me ofertë më të ulët janë skualifikuar me argumentin se nuk kishin paraqitur mostrat e kërkuara apo se nuk plotësonin kriteret e kërkuara.

Një vendim i tillë ka bërë që “Univers Promotions sh.p.k” t’i drejtohet fillimisht institucionit nën drejtimin e Drenovës duke e akuzuar për veprime antiligjore dhe favorizim.

“Qëllimi juaj i vetëm ka qenë kualifikimi dhe përfitimi i procedurës së mësipërme të prokurimit në një vlerë sa më të lartë, duke skualifikuar të gjitha ofertat më të ulta të paraqitura, duke i shkaktuar dëm ekonomik shtetit në vlerë mbi 10.000 lekë të reja.”

Sërish, OST refuzon ankesën e operatorit ankimues pas mangësive të konstatuara.

Më pas gjithçka ka përfunduar në dyert e KPP, i cili pas hetimeve të kryera ka kërkuar anulimin e procedurës.

“Veprimet proceduriale të ndjekura nga autoriteti kontraktor nuk janë transparente dhe bindëse, duke krijuar dyshime serioze lidhur me vërtetësinë dhe saktësinë e tyre, paqartësi të cilat u konstatuan gjatë gjithë hetimit të kryer.”

Një tjetër shqetësim i ngritur nga KPP janë rezultatet kontradiktore mes analizave të kryera nga ai vetë dhe institucioni që Drenova drejton.

Pavarësisht denoncimeve të kompanive dhe të mediave as nga KLSH dhe as nga SPAK nuk ka hetime të nisura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat