I 19-ti në listën e Tiranës/ Majko: Konkurrencën e kemi me kundërshtarët dhe jo me njëri-tjetrin

Shqipëria

I 19-ti në listën e Tiranës/ Majko: Konkurrencën e kemi me kundërshtarët dhe jo me njëri-tjetrin

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:06
Pandeli Majko

I 19-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Tiranë, Pandeli Majko deklaroi sot përballë kryeministrit Edi Rama dhe skuadrës së kryeqytetit se çështja është për të vazhduar misionin e ndryshimit dhe jo për të arritur një triumf personal. Ai tha se socialistët, konkurrencën e kanë me kundërshtarët dhe jo me njëri-tjetrin.

“Kam një lloj presioni për këto zgjedhje. Jo se jam në atë pozicion në listë por e ka çdo kandidat. Këtu nuk është fjala matematike. Këtu çështja shtrohet më thelbësore.

Ky ekip nuk është mbijetese por ekip shprese dje bën një diferencë shumë të madhe me ekipin përballë që po përpiqet të mbijetojë në politikë. Ekipi jonë I bën të qartë të gjithë njerëzve, tani jemi shumë.

Afër për të shkruar historinë për marrjen e mandatit të tretë. Përballë ekipit të mbijetesës ne kemi ardhur pa diskutuar me njëri-tjetrin se kush është i pari, i dyti, i treti. Ne jemi një ekip ku të gjithë bashkë ja kemi vënë vetes qëllimin që konkurrencën kryesore e kemi me kundërshtarët tanë dhe jo me njëri tjetrin. Vota për secilin është në radhë të parë votë për PS, për të vazhduar këtë ndryshim që ngjan edhe si ky stadium I ri që themeli e ka te Qemal Stafa por këtu po ngrihet një gjë e re. Në Tiranë flenë krye-ëndrrat, prandaj kemi detyrimin për të bërë fushatë”, u shpreh Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat