OSBE i bashkohet thirrjes së Celibashit: Në fushatë jo përdorimi i burimeve publike, të respektohet ligji

Shqipëria

OSBE i bashkohet thirrjes së Celibashit: Në fushatë jo përdorimi i burimeve publike, të respektohet ligji

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:26
OSBE

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i është bashkuar thirrjes së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi lidhur me sjelljen ne fushatën elektorale.

OSBE shkruan se duhet respektuar ligji zgjedhor dhe se nuk duhen përdorur burimet publike e administrata për aktivitet politik.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratën e fundit të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës elektorale drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit.

Respektimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, përmbajtja nga përdorimi i burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve dhe aktivitetet politike, duke përfshirë nivelin e administratës lokale, janë parakushtet thelbësore të një procesi elektoral modern në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat