Drogë dhe plagosje me thikë

Shqipëria

Drogë dhe plagosje me thikë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës.

Si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat