Një aksident ka ndodhur në zonën e Bërrylit mbasditen e sotme ku një person është plagosur.
Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me një pemë.
Abcnews.al ka siguruar pamjet, teksa i plagosuri, një i ri është i shtrirë në tokë në trotuar, ndërsa fytyra i është mbuluar nga gjaku si pasojë e përplasjes.
Trafiku është bllokuar për disa minuta, ndërsa qytetarët kanë lajmëruar ambulancën për ta transportuar të plagosurin në spital.