Vlorë/ Dhunë në familje, ndërtim pa leje, trafikim i lëndëve narkotike, 3 shtetas nën hetim dhe 3 në kërkim

Shqipëria

Vlorë/ Dhunë në familje, ndërtim pa leje, trafikim i lëndëve narkotike, 3 shtetas nën hetim dhe 3 në kërkim

Më: 1 prill 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

3 shtetas po procedohen penalisht dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, njofton policia e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin M. R., 33 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Himarë  proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”shtetasin  Th. J., 51 vjeç, banues në Himarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasen R. P., 31 vjeçe, banues në Sarandë (me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë), pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Ll.., i cili pretendon se kjo shtetase ka lejuar të bëhet një ndërtim i paligjshëm në lagjen nr. 1, Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim policor shtetasit A. Ç., 34 vjeç, R. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat