Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik infektimi, ja procedura e udhëtimeve nga sot

Shqipëria

Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik infektimi, ja procedura e udhëtimeve nga sot

Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Autoritetet zvicerane e kanë hequr Shqipërinë nga lista e shteteve me rrezik të lartë infektimi me koronavirus.

Lajmin e bën me dije ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nga ky ndryshim përfitojnë shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Zvicër apo shtetas zviceranë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria.

Duke filluar që prej datës 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes.

DETAJET

Masat e reja aplikohen për të gjithë ata të cilët lejohen të udhëtojnë në Zvicër, konkretisht, shtetas shqiptar me leje qëndrimi në Zvicër apo shtetas zviceran të cilët udhëtojnë nga Shqipëria, detaje mbi çështjen në linkun e mëposhtëm:
https://www.sem.admin.ch/sem/en/home/sem/aktuell/faq-einreiseverweigerung.html#-1337349945

Duke filluar që prej datës 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes.

Heqja e Shqipërisë nga kjo listë parashikon që udhëtarët nga vendi ynë në drejtim të Zvicrës, të cilët udhëtojnë në rrugë ajrore do të kenë detyrimin të plotësojnë një formular digjital me të dhëna dhe të paraqesin rezultatin negativ të testit PCR të kryer jo më herët se 72 orë para udhëtimit.

Për ata që udhëtojnë në rrugë tokësore me mjete transporti publik do të aplikohet vetëm plotësimi i formularit digjital, pa pasur detyrimin e paraqitjes së testit negativ PCR, ndërsa ata që udhëtojnë me automjete private në rrugë tokësore nuk kanë detyrim të paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat